Edhe një skuadër e madhe evropiane është futur në garë për transferimin e sulmuesit të Kosovës, Vedat Muriqi. Muriqi tashmë është në radarin e Romës. Këtë e ka bërë të ditur të premten sajti turk “hurriyet.com.tr”.
Muriqi luan për Fenerbahçen, por me shumë mundësi do të largohet këtë verë. Deri më tani atë e kanë përcjellë skuadra me emër nga Anglia e Italia, por është raportuar për interesim edhe të skuadrave nga vende tjera.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRoma është prej klubeve të mëdha në Itali.