Përfaqësuesja A e Kosovës në basketboll për femra, do të paraqitet për herë të parë në garat zyrtare të FIBA-s. Ky është vendimi i Bordit të Federatës së Basketbollit të Kosovës, që e ka marrë në mbledhjen e mbajtur së fundit.
Ekipi i femrave të Kosovës, do të marrë pjesë në FIBA Kampionatin Evropian të Shteteve të Vogla, që do të organizohet në qershor të vitit të ardhshëm në Nicosia të Qipros. Në këtë kampionat, tashmë kanë aplikuar për pjesëmarrje shtetet si Norvegjia, Irlanda, Malta, Andorra, Qipro, Gjibraltari e Luksemburgu.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFBK-ja, është zotuar se do t’i bëjë të gjitha përgatitjet e duhura për paraqitje sa më të mirë të Kosovës në garat e FIBA-s. Javë më parë, FBK-ja kishte paralajmëruar për themelimin e ekipit A të femrave.