Klubi i Bundesligës gjermane në futboll RB Leipzig e ka transferuar sulmuesin jug-korean të Salzburgut, Hee-chan Hwang, ka njoftuar faqja zyrtare e klubit gjerman.
Sulmuesi 24-vjeçar ka firmosur kontratë pesëvjeçare dhe do të mbajë fanellën me numër 11.
“Jam shumë i emocionuar me këtë sfidë të re te RB Leizigu! Dua të ndihmojë skuadrën të jetë sa më e suksesshme që është e mundur dhe të arrijë synimet ambicioze. Synimet e klubit dhe stili i futbollit më përshtaten në mënyrë perfektë. Dua të bëjë hapin tim të radhës në karrierën profesioniste këtu te Leipzigu. E po ashtu dua të shënojë sa më tepër gola që është e mundur”, ka thënë Hwang.