Sport

Rikthehet Formula 1 me garën në Austri, por me dilemat e mëdha për Vettelin e Hamiltonin

Rikthehet Formula 1 me garën në Austri, por me dilemat e mëdha për Vettelin e Hamiltonin

Formula 1 rikthehet këtë fundjavë në një botë tjetër nga ajo e gati katër muajve më parë, kur skuadrat dhe shoferët po përgatiteshin për garën e parë të sezonit në Australi.

F1, si pjesa tjetër e shoqërisë, po provon të zhbllokohet nga izolimi dhe gara e parë do të nisë në një vend të izoluar në Austri, në shtegun e njohur të Red Bullit.