Sport

Drenica synon t’ia ndalë serinë pozitive Prishtinës

Drenica synon t’ia ndalë serinë pozitive Prishtinës

Fadil Rama të premten mbrëma do të qëndrojë në një prej ulëseve të tribunës perëndimore të stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Rama ka vendosur të mos e drejtojë Drenicën në një nga ndeshjet më të rëndësishme për ekipin e tij këtë edicion në garën për mbijetesë kundër Prishtinës, që garon për titull të kampionit.

Rama të enjten u emërua trajner i Drenicës pas dorëheqjes që dha ditë më parë, Gani Sejdiu, derisa drejtimin e ekipit në ndeshjen kundër Prishtinës që e zhvillon të premten nga ora 20:00, ia ka besuar ndihmëstrajnerit të Sejdiut, Brahim Vojvoda.