Sport

Mourinho beson se Dier do të nënshkruajë kontratë të re

Foto: AP

Trajneri i Tottenhamit, Jose Mourinho, është optimist se mesfushori Eric Dier, do të nënshkruajë kontratë të re.

Portugezi ka deklaruar se kryetari i klubit, Daniel Levy, i ka thënë se dëshiron që Dier të mbetet pjesë e Tottenhamit edhe për një kohë të gjatë, raporton KOHA.

Mourinho theksoi se shpreson që Dier dhe Levy të gjejnë gjuhën e përbashkët për vazhdimin e kontratës, pasi aktualja i skadon në vitin 2021.

Sipas Mourinhos, Dier i ka thënë se është më se i lumtur te Tottenhamit.

Me Tottenhamin këtë edicion, anglezi që po luan në pozitën e tij të preferuar në qendër të mbrojtës, nuk ka shënuar në 27 ndeshje, duke bërë vetëm dy asistime.