Sport

Sot, Dita Botërore e Gazetarëve Sportivë

Sot, Dita Botërore e Gazetarëve Sportivë

Në botë ka shumë ngjarje sportive që njerëzit i përcjellin me pasion. Falë gazetarëve të sportit, miliona fansa në të gjithë botën marrin informacione për klubin apo sportin e preferuar.

Dita Botërore e Gazetarëve të Sportit shënohet më 2 korrik, për të njohur kontributin e gazetarëve në promovimin e sportit. Kjo ditë është zgjedhur për shkak të rëndësisë që ka si data kur është themeluar Shoqata Botërore e Mediave të Sportit, në vitin 1924.