Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Man Utd me fitore bindëse

Manchester Unitedi e ka fituar bindshëm ndeshjen e xhiros së 32-të të Premier Leagues së Anglisë në futboll. Të martën mbrëma, Man Utd fitoi 3:0 në udhëtim ndaj Brighton & Hove Albion.

Mason Greenwood realizoi për 1:0 në minutën e 16-të. Më pas Bruno Fernandes shënoi dy gola të bukur për fitore të re të gjigantit anglez.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Manchester Unitedi renditet i pesti me 52 pikë. Është në garë për pozitën e katërt që dërgon në Champions.