Sport

Kryeziu beson se ëndrra për t’u kualifikuar në “Euro 2020” do të bëhet realitet

Kryeziu beson se ëndrra për t’u kualifikuar në “Euro 2020” do të bëhet realitet

Një nga futbollistët më të mirë të përfaqësueses së Kosovës, Hekuran Kryeziu, pranon se do të ndihet mungesa e përkrahjes së shikuesve përballë Maqedonisë së Veriut. Por ai është i bindur se futbollistët e Kosovës do të gjejnë motiv për ta realizuar ëndrrën drejt kualifikimit për në “Euro 2020”. Ndeshja gjysmëfinale e plejofit të Ligës së Kombeve mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës është paraparë të zhvillohet pa shikues më 8 tetor në Shkup.

“Gjasat që i kemi të arrijmë diçka të jashtëzakonshme për shtetin tonë dhe duhet të jetë motivi ynë. Sigurisht që me publikun dhe popullin e flaktë që na ka përkrahur gjithmonë edhe në ndeshjet e vështira do të na mungojë, por ne duhet ta gjejmë motivin te ëndrra që jemi duke e ndjekur për të bërë diçka të madhe për Kosovën”, ka thënë Kryeziu në intervistën dhënë për “KOHËN”.