Sport

Vushtrria premton angazhim përballë çdo skuadre

Foto: Ilustrim

Trajneri Fitim Llapashtica pranon se ekipi tij ka pak gjasa të mbijetojë në elitën e futbollit kosovar.

Por ka shtuar se ekipi tij nuk do të dorëzohet në fushë përballë asnjë skuadre deri në fund të këtij edicioni.

“Ne mund edhe të luajmë edicionin tjetër në Ligën e Parë, por në asnjëherë nuk do të hyjmë në fushë në këto ndeshje të mbetura të dorëzuar. Do të mundohemi të fitojmë sa më shumë pikë, të barazojmë apo të fitojmë. Ne duhet të rritemi si ekip nëpërmjet këtyre ndeshjeve”, ka thënë Llapashtica për KOHËN. Vushtrria është në vendin e parafundit me 16 pikë, derisa nga elita do të bien katër skuadrat e fundit.

Deri në fund të këtij edicioni kanë mbetur edhe shtatë xhiro.