Ballkani u kthehet fitoreve në Superligë

- 19:22Ballkani u kthehet fitoreve në Superligë
- 18:45Ballkani shënon goli e tretë ndaj Trepçës ‘89
- 18:40Ballkani sërish kalon në epërsi ndaj Trepçës ‘89
- 17:53Ballkani - Trepça ‘89, mbyllet pjesa e parë në Suharekë
- 17:29Trepça ‘89 barazon ndaj Ballkanit
- 17:23Ballkani kalon në epërsi ndaj Trepçës ‘89
- 17:05Nisin dy ndeshjet e fundit të xhiros së 25-të të Superligës
Ballkani u kthehet fitoreve në Superligë
Ballkani e ka shënuar fitoren e parë pas rifillimit të Superligës.
Suharekasit e kanë mposhtur Trepçën ‘89 me rezultat 3:1.
Golin e parë për Ballkanin e ka shënuar Jetmir Topalli në minutën e 18-të, ndërkaq rezultatin e ka barazuar Arb Manaj nga penalltia në minutën e 22-të, raporton KOHA.
Epërsinë e dytë vendasve në këtë përballje ua dha zëvendësuesi Ermal Krasniqi në minutën e 78-të.
Kurse golin e tretë e realizoi me kokë sulmuesi Mirlind Daku që hyri në lojë në pjesën e dytë.
Me 49 pikë, Ballkani është në vendin e tretë, ndërkaq Trepça ‘89 vazhdon të mbetet në vendin e 9-të, pozitë që në fund të kampionatit dërgon në Ligën e Parë.
Ballkani shënon goli e tretë ndaj Trepçës ‘89
Ballkani ka shënuar edhe golin e tretë në duelin ndaj Trepçës ’89.
Golin e tretë e ka shënuar me kokë Mirlind Daku dhe kështu ka çuar rezultatin në 3:1.
Ballkani sërish kalon në epërsi ndaj Trepçës ‘89
Ballkani ka kaluar sërish në epërsi në duelin ndaj Trepçës ’89.
Ishte goli i Ermal Krasniqit në minutën e 78-të që ka çuar rezultatin në 2:1.
Ballkani - Trepça ‘89, mbyllet pjesa e parë në Suharekë
Ka përfunduar pjesa e parë në Suharekë, në ndeshjen Ballkani - Trepça ‘89.
Pas 45 minutave të parë, rezultati është i barabartë 1:1.
Jetmir Topalli shënoi për Ballkanin në minutën e 18-të, ndërkaq rezultatin e barazoi Arb Manaj nga penalltia në minutën e 22-të.
Trepça ‘89 barazon ndaj Ballkanit
Trepça ’89 ka arritur ta barazojë rezultatin në 1:1 në duelin ndaj Ballkanit.
Arb Manaj ka realizuar nga penalltia në minutën e 22-të.
Për Manajn, ky është goli i 13-të këtë sezon.
Sulmuesi nga Klina është golashënuesi më i mirë në Superligë.
Ballkani kalon në epërsi ndaj Trepçës ‘89
Ballkani ka kaluar në epërsi në minutën e 18-të ndaj Trepçës ‘89.
Jetmir Topalli ishte ai që ka shënuar gol me kokë pas harkimit të bukur të Ramiz Bytyqit.
Nisin dy ndeshjet e fundit të xhiros së 25-të të Superligës
Ballkani përballet me Trepçën '89, në kuadër të javës së 25-të të Superligës.
Para pak minutash janë publikuar edhe përbërjet e ekipeve.
Te Ballkani mungojnë kapiteni Visar Berisha dhe sulmuesi i krahut Arbër Hoxha, raporton KOHA.
Kurse te ekipi nga Mitrovica ka disa mungesa, e si rezultat i kësaj, ka 8 ndryshime të mëdha në formacion.
Sot luhet edhe ndeshja Feronikeli-Llapi.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Zidane: Ndeshje e vështirë, por siguruam rezultat të mirë

Guardiola: Jam i kënaqur, por duhet të ishim më efikas

Donjeta Sadiku arrin në gjysmëfinale të turneut “Stranxha”

Holloway thyen rekordin e botës në 60 metra me pengesa

Reali fiton ndaj Atalantas fal golit të Mendyt

City shënon dy gola në Hungari ndaj Monchengladbachut

Paviqi beson se Vëllaznimi mund të mbetet në Superligë

Barcelona e fiton ndeshjen e mbetur ndaj Elches

Tottenhami kualifikohet në 1/8 e finales të Ligës së Evropës

Prishtina futet fuqishëm në garë për titull pas serisë prej 12 ndeshjeve pa humbje

Radoviq jep dorëheqje nga Prishtina
