Sport

Joshua e Fury janë pajtuar për dy meçe

Joshua e Fury janë pajtuar për dy meçe
 

Dy kampionët e botës në peshën e rëndë në boks, britanikët Anthony Joshua e Tyson Fury, janë pajtuar për kushtet financiare për një marrëveshje për dy meçe, ka njoftuar promotori i Joshuas, Eddie Hearn, të mërkurën.

Joshua është kampion i versioneve WBA, IBF dhe WBO, ndërsa Fury është kampion i versionit WBC. Dueli mes tyre do ta përcaktonte kampionin absolut në peshën e rëndë në boksin profesionist.