Lideri i ligës së Portugalisë, Porto, ka pësuar humbje shokuese 2:1 në udhëtim ndaj Famalicaos, të mërkurën mbrëma, ndërsa futbolli në Primeira Liga të Portugalisë është rikthyer pas një pauze të detyrueshme dymujore shkaku i koronavirusit.
Gjitha ndeshjet po luhen pa shikues, por është raportuar se rreth 200 tifozë të Portos ishin mbledhur jashtë stadiumit, duke kënduar dhe valuar flamujt. Shumica kishin maskat, por nuk respektonin distancën sociale.
Fabio Martins (48’) dhe Pedro Goncalves (78’) shënuan golat për Famalicaon, ndërsa Jesus Corona (74’) shënoi golin e vetëm për Porton.
Porto kryeson me 60 pikë, por ka vetëm një pikë epërsi ndaj Benficas, e cila e pret Tondelan të enjten.
Më herët të mërkurën, Portimonense triumfoi 1:0 ndaj Gil Vicentes, në ndeshjen e parë në rifillimin e stinorit në Primeira Liga.
“Futbolli pa publik në tribuna më dukej shumë çuditshëm. Të linte përshtypjen e një ndeshje para-sezonale”, ka thënë trajneri i Portimonenses, Paulo Sergio.
Edhe trajneri i Gil Vicentes, Vitor Oliveira, ishte i pajtimit.
“Na duhen tifozët. Shikoni se çfarë po ndodh në sektorët tjerë, gjërat po hapen. Mendoj se futbolli mund të ketë tifozë, ndoshta 20 apo 30 për qind të kapacitetit të stadiumit. Futbolli pa publik nuk është futboll”, ka deklaruar Oliveira.