Sport

Parma, ekipi që dikur e pushtoi Evropën

Parma, ekipi që dikur e pushtoi Evropën

Të gjithë e mbajnë mend se si përfundoi. Nga viti 1990 deri në vitin 2004, Parma garoi si një nga skuadrat kryesore të Italisë, duke u kualifikuar në Evropë për 14 sezone rresht dhe duke fituar katër trofe të këtij kontinenti. Pastaj kompania e tyre mëmë dhe sponsori kryesor, “Parmalat”, kolapsoi në një prej skandaleve më befasuese të mashtrimit financiar që bota ka njohur ndonjëherë.

Pas kësaj, Parma shmangu shuarjen e menjëhershme. Teknikisht klubi u zhvendos, por në një version të riemërtuar, duke marrë përsipër kontratat, borxhet dhe - me rëndësi – statusin në Seria A të paraardhësit të tij. Por, Parma ende ishte në situatë të rëndë, pasi nuk garoi për gjëra të mëdha në dekadën që pasoi, duke u kualifikuar në Kupën e UEFA-s vetëm një herë, në vitin 2006 për shkak të dënimit të Juventusit, Fiorentinas e Lazios si pasojë e skandalit “Calciopoli”. Në vitin 2015, Parma falimentoi përfundimisht. Këtë herë, klubi do të duhej të fillonte nga Serie D – kategoria e katërt e futbollit italian.