Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, ka mohuar se ka pasur ndonjë kontakt apo ofertë nga Napoli për sulmuesin Ciro Immobile.
“Kurrë nuk ka pasur kontakt apo ofertë nga Napoli për Immobilen. Po ashtu, pasi Immobile është i Lazios dhe anasjelltas”, ka thënë Tare për “Sky Sport Italia. “Unë mendoj, shpresoj dhe dua që ai të qëndrojë te Lazio për shumë vite”.
Immobile 30-vjeçar ka realizuar 116 gola për Lazion që nga rikthimi në Itali. Këtë stinor ka realizuar 27 gola në 26 ndeshje në Serie A. Ai është duke synuar të thyejë rekordin e Gonzalo Higuainit për gola të shënuar në Serie A brenda një stinori. Higuain kishte shënuar 36 gola me fanellën e Napolit në stinorin 2015-16.