Sport

Ighalo mbetet te Unitedi deri në janar të vitit 2021

Descriptive Text

Sulmuesi nigerian Odion Ighalo ka vazhduar huazimin te Manchester Unitedi deri në janar të vitit 2021. Ighalo 30-vjeçar u huazua te Unitedi nga klubi i Superligës së Kinës, Shanghai Shenhua, në janar të këtij viti.

Marrëveshja e huazimit të tij skadonte më 31 maj. Klubi i elitës angleze nuk ka opsion për të blerë reprezentuesin e Nigerisë.

“Ka qenë ëndërr për të që të vijë këtu dhe shpresoj që ai të përfundojë atë që ka nisur dhe të fitojë trofe me ne. Shanghai Shenhua ka qenë fenomenal me ne, duke e lënë atë që të qëndrojë tek ne”, ka thënë kryetrajneri i Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer, bën të ditur BBC.

Ighalo ka shënuar katër gola në tetë ndeshje me Unitedin.