Sport

Drita zgjatë kontratën edhe për dy vjet me trajnerin, Ardian Nuhiu

FC Drita ka arritur marrëveshje me trajnerin e tyre, Ardian Nuhiu, për zgjatjen e kontratës edhe për dy vitet e ardhshme.

Këtë e ka bërë të ditur vetë klubi, nëpërmes një postimi në rrjetet sociale, ku kanë shkruar:

Sonte pas nje takimi te shkurter eshte arritur marreveshje per vazhdimin e bashkepunimit me trenerin tone Ardian Nuhiu edhe per dy vitet e ardhshme!

Drejtori i pergjithshem Feti Murseli eshte shprehur tejet i kenaqur me punen profesionale dhe perkushtimin e trenerit Shkupjan Ardian Nuhiu, dhe per te cilen i eshte besuar klubi edhe per dy vitet e ardhshme.

Klubi jone i deshiron suksese ne qellimet tona te perbashketa trenerit.

Suksese Ardian!

FC DRITA”

Drita është duke luftuar për titull në Superligë.