Afati kalimtar i verës në futboll për stinorin 2020-21 do të hapet më 1 shtator dhe mbyllet më 5 tetor, raportojnë mediumet italiane.
Pasi stinori 2019-20 në kampionatet vendore pritet të përfundohet deri më 4 gusht, e Liga e Kampionëve dhe Liga e Evropës do të luhet deri në fund të gushtit, gjithë kalendari i futbollit është transformuar si pasojë e pandemisë së koronavirusit.
Sipas “Corriere dello Sport” afati kalimtar i verës do të hapet më 1 shtator dhe mbyllet më 5 tetor.