Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Katër raste pozitive me COVID-19 te Renova, dy te Shkëndija

Katër persona te Renova dhe dy te Shkëndija janë diagnostikuar me koronavirus, është njoftuar nga Sindikata e Futbollistëve të Maqedonisë së Veriut.

“Pas testimit të skuadrave nga Tetova janë diagnostikuar 6 raste pozitive me CoVid-19, 4 nga Renova dhe 2 nga Shkëndija. Emrat e futbollistëve janë dërguar në klubet përkatëse, të cilat anuluan stërvitjet e së dielës, ndërsa të prekurit pritet të vihen në karantinë dhe të tjerët në vetë izolim “, është njoftuar nga sindikata.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kampionati në Maqedoni të Veriut po pritet të rifillojë muajin e ardhshëm.