Numri i rasteve të reja me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut ka shënuar sërish rritje të ndjeshme brenda 24 orëve të fundit.
Në mbarë vendin nga 4.713 teste të kryera janë regjistruar 219 raste të reja me Covid-19, prej të cilëve nga 65 vetëm në Tetovë dhe Shkup.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 30 pacientë, shkruan Alsat.
Si pasojë e infektimit me koronavirus, brenda 24 orëve jetë kanë vdekur katër pacientë, dy nga Shkupi, dhe nga një viktimë në Tetovë dhe Kërçovë. Që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar gjithsej 156.926 raste, prej të cilëve 150.470 janë shëruar, kurse 5.501 kanë ndërruar jetë. Aktualisht janë 955 raste aktive me virusin korona.