Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Katër raste të reja pozitive me koronavirus në Maqedoni të Veriut

Në Maqedoni të Veriut në 24 orët e fundit janë regjistruar 4 raste të reja pozitive me koronavirus, ndërsa nuk është raportuar për ndonjë rast me fatalitet.

Rastet e reja pozitive janë nga testimi i 2514 mostrave. Po ashtu në 24 orët e fundit janë shëruar 11 pacientë.

Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni të Veriut janë regjistruar 155.673 raste pozitive me koronavirus, ndërsa prej tyre kanë përfunduar me fatalitet 5.484. Janë shëruar 149.961 qytetarë, ndërsa janë 228 raste aktive.

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se të dielën kanë arritur 500 mijë vaksina antiCOVID të kompanisë kineze “Sinovac”.