Drita e Gjilanit ka vazhduar kontratën me kapitenin Ardian Limani.
Sipas njoftimit të klubit gjilanas të futbollit, mbrojtësi Limani do të jetë pjesë e Dritës deri në vitin 2022.
Drejtori i klubit Feti Murseli është shprehur i lumtur për arritjen e marrëveshjes.
“Limani është lojtar kyç i ekipit dhe kapiten në tri vjetët e fundit. Kjo tregon përkushtimin që ai ka për klubin e zemrës”, ka thënë Murseli.