Sport

Kompany refuzoi ofertën për të qenë ndihmës i Guardiolas

Vincent Kompany ka refuzuar mundësinë që të bëhet asistent i Pep Guardiolas te Manchester City, ndërsa ka vendosur të vazhdojë të mbajë rolin e lojtarit dhe trajnerit te Anderlechti belg.

Vendi në shtabin teknik t]ë Cityt mbeti vakant kur Mikel Arteta iu bashkua Arsenalit. Guardiola e kishte kontaktuar Kompanyn për ta pyetur për mundësinë e rikthimit te City.

Ndonëse ka pasur edicion të vështirë në Belgjikë, 34-vjeçari ka preferuar të mbetet në klubin ku u rrit, sidomos për faktin se dëshiron të luajë ende.

Me dy vite kontratë te Anderlechti, Kompany vlerëson se do të mund të vazhdojë të luajë në ligën belge që nuk e ka cilësinë e Premier Leagues . Nëse ai ndryshon mendje, dyert e Cityt mbesin të hapura. Por për momentin Guardiola duhet të kërkojë tjetër ndihmës, ka shkruar The Guardian.