Sport

Klubet detyrohen të rimendojnë strategjinë e rekrutimit për shkak të virusit

Descriptive Text

Nëpër Evropë futbolli ka nisur të zgjohet pas mbylljes së detyrueshme në muajin mars nga koronavirusi, por edhe krejtësisht ndryshe në këtë kohë pandemie, sidomos për lojtarët dhe tifozët. Gjithashtu, ky sport ka filluar të ndryshojë edhe prapa skenave.

Përderisa Bundesliga e Gjermanisë është rikthyer pa tifozë në stadiume, futbolli në fakt po përgatitet për një krizë ekonomike që do të ndikojë në secilin aspekt të lojës. Kjo do të jetë veçanërisht e dukshme në tregun e transferimeve, ku është bërë normë për të parë klubet kryesore të paguajnë tarifat prej 100 milionë eurosh dëmshpërblim. Damien Comolli ka vëzhguar këtë situatë nga larg, pasi e ka lënë rolin e tij që e kishte në klubin turk Fenerbahçe në muajin janar. Ish-drejtori sportiv i ekipeve nga Anglia, Liverpool e Tottenham, ka thënë se ai parashikon uljen e tarifave "mes 30 dhe 50 për qind në krahasim me çmimet e zakonshme, dhe një ulje prej 70-75 për qind për sa i përket aktivitetit".

Në veçanti, humbja më e madhe për klubet është nga të ardhurat e ditës së ndeshjes si rezultat i asaj që ndeshjet luhen prapa dyerve të mbyllura, dhe do të ndikojë direkt në buxhetin e tyre. Kur bëhet fjalë për transferimin e futbollistëve, ata që janë përgjegjës për rekrutimin e tyre në klube gjithashtu nuk kanë qenë në gjendje të bëjnë punën e tyre në këtë kohë pandemie.

"Pjesa më e madhe e punës sime ka të bëjë me ndjekjen e objektivave për dritaret e ardhshme të transferimit të lojtarëve", thotë Martyn Glover, kreu i skautimit dhe rekrutimit te ekipi nga Premier League, Southampton.

Skautët zakonisht kalojnë pjesën më të madhe të kohës duke ndjekur nëpër udhëtime të largëta për të parë lojtarët perspektivë në aksion, të cilët pastaj synojnë t’i rekrutojnë në ekipet që ata punojnë.

"Në këta muaj realisht unë do të duhej të isha në udhëtim çdo javë, duke përcjellë lojtarë të rinj”, pranon Glover, i cili më parë ka punuar edhe te Evertoni. "Unë mund të fluturoj për në Paris për të parë PSG-në dhe pastaj të nesërmen të shkoj në Gjermani për të parë dikë tjetër. Javën time do ta përshkruaja me tri apo katër ndeshje futbolli që do t’i përcillja nga afër në vende të ndryshme”.

Edhe Robert McKenzie kishte një rol të ngjashëm te skuadra e kategorisë së dytë të Belgjikës, Leuven, i cili në vitin 2017 iu bashkua skuadrës angleze Leicester City. Ai para pandemisë zakonisht ishte në udhëtim dhe brenda një muaji ka përcjellë deri në 20 ndeshje, duke parë lojtarët perspektivë të klubit të tij. Por tani kjo strategji e skautëve ka ndryshuar tërësisht për shkak të mbylljes.

"Situata aktuale pa dyshim ka implikime domethënëse për atë që ka qenë historikisht pjesa më e rëndësishme e procesit: vlerësimi i lojtarëve në ndeshjet ‘live’ dhe këtë e dimë të gjithë”, pranon ai, shkruan AFP. 

"Unë shpesh e pyes veten se kur do të jem herën tjetër i ulur në një stadium futbolli për të parë një ndeshje dhe për të vëzhguar nga afër një lojtar të talentuar. Kush e di se kur do të ndodhë kjo!”.

Megjithatë, ai e pranon që mbyllja në këta muaj ia ka dhënë atij luksin e kohës për të ndërmarrë aksione tjera dhe për të vlerësuar opsionet...