Mbrojtësi i djathtë i Kosovës, Florent Hadërgjonaj mund të mbetet në Turqi, por te një skuadër dukshëm më e madhe.
Hadërgjonaj aktualisht është i huazuar te Kasimpasha nga skuadra angleze Huddersfield Town. Huazimi ishte bërë në janar pasi 25-vjeçari i lindur në Zvicër nuk po gjente hapësirë në klubin anglez. Sipas “takvim.com’, për Hadërgjonajn po interesohet gjiganti turk, Fenerbahçe. Hadërgjonaj ka kontratë me Huddersfieldin deri në vitin 2021.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFenerbahçe po kërkon mbrojtës të djathtë, pasi kiliani Mauricio Isla pritet të largohet. Te kjo skuadër luan Vedat Muriqi.