Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lojtarët e Eibarit po frikësohen të kthehen në stërvitje

Lojtarët e klubit të La Ligas spanjolle kanë lëshuar një komunikatë të përbashkët, ku kanë shprehur shqetësimin e tyre në lidhje me rikthimin në stërvitje dhe në ndeshje, derisa të jetë prezent rreziku nga koronavirusi.

Skuadrat do të testohen rregullisht për virusin dhe qendrat stërvitore do të kenë kushte të ashpëra higjienik kur të ketë ndeshje, ndonëse disa lojtarë kanë folur për rikthimin e futbollit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Të martën, Eibar është bërë klubi i parë i La Ligas që ka shprehur publikisht shqetësimin.

“Ne jemi të shqetësuar që të nisim një aktivitet në të cilin nuk do të jemi në gjendje t’i përmbahemi rekomandimit të parë nga të gjithë ekspertët, që është distanca fizike. Na shqetëson se duke bërë atë që na pëlqen më së tepërmi ne mund të infektohemi dhe të infektojmë familjet tona dhe shoqërinë dhe madje të kontribuojmë për një valë të re të pandemisë që do të kishte pasoja të tmerrshme për gjithë popullatën”, thuhet në komunikatën e lojtarëve, njofton “Cadena Ser”.

Koronavirusi ka marrë mbi 25 mijë jetë në Spanjë që nga shkurti, por numri i rasteve të reja dhe i të vdekurve ka nisur të ulet si rezultat i një prej masave më strikte të izolimit në Evropë.

“Shëndeti i të gjithëve duhet të jetë gjëja më e rëndësishme dhe është koha të mbështesim këtë ide me vepra e jo me fjalë. Ne kërkojmë për garanci dhe kërkojmë përgjegjësi”, thuhet në letrën e lojtarëve të Eibarit.

La Liga ka reaguar duke thënë se është normale që lojtarët të jenë hezitues, por ka njoftuar se ka marrë masat e përshtatshme për të parandaluar përhapjen e virusit.

“Sigurisht se ne e kuptojmë se njerëzit kanë emocione, përfshirë edhe frikë. Janë kohë pa precedent. Mirëpo, ne kemi marrë masat për një rikthim të futbollit të sigurt dhe të kontrolluar. Do të jetë më sigurt të luhet futboll, se shembull, të shkohet në supermarket apo barnatore”, ka thënë zëdhënësi i La Ligas.

Eibar pas 27 ndeshjeve të zhvilluara zë vendin e 16-të me 27 pikë. Stinori në La Liga po pritet të rifillojë në qershor.