Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lojtarët e klubit gjerman udhëzohen të izolohen në shtëpi, pasi një anëtar i stafit është diagnostikuar me koronavirus

Klubi i Bundesligës 2 të Gjermanisë, Erzgebirge Aue, ka njoftuar se ka urdhëruar lojtarët dhe stafin që të vetizolohen në shtëpi deri të enjten, pasi një anëtar i stafit ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Të enjten do të testohen sërish lojtarët dhe stafi. Mediumet në Shqipëri kanë njoftuar se pozitiv te Aue me koronavirus ka testuar ish-reprezentuesi i Shqipërisë, Skerdilajd Curri.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ndërkohë te Werder Bremeni, ku luan ylli i Kosovës, Milot Rashica, të martën kanë njoftuar se edhe pas raundit të dytë të testeve nuk ka pasur raste pozitive me koronavirus. Bundesliga po pritet të rifillojë garat javën e ardhshme.