Lee Raon, një tifoz nëntëvjeçar i bejsbollit, qëndroi në mes të fushës. Por, në vend se të bënte hedhjen e parë, djaloshi, brenda një balloni gjigant, eci në drejtim të kapësit në atë që u quajt “hedhje e parë e distancës sociale” nga klubi jug-korean KT Wiz, shkruan agjencia Reuters.
Ceremonia shënoi fillimin e stinorit në ligën e bejsbollit të Koresë së Jugut, pas një shtyrje pesëjavore për shkak të pandemisë së koronavirusit, që ka shkaktuar rrëmujë në kalendarin sportiv.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNuk u lejuan tifozët, ndërsa referët dhe trajnerët mbanin maska. Disa klube sollën nxitëse të tifozëve dhe rrjetet e mëdha televizive transmetuan ndeshjet, që në rrethana të zakonshme nuk do të kishin bujë të madhe.
Pasi që liga MLB e SHBA-së është pezulluar shkaku i pandemisë, ESPN dhe uebfaqja sportive japoneze SPOZONE arritën marrëveshje transmetimi me Organizatën Koreane të Bejsbollit (KBO) për të transmetuar ndeshjet.
Mookie Beets, lojtari i klubit Los Angeles Dodgers, shpërndau në rrjetet sociale një video duke iu gëzuar fillimit të stinorit në KBO dhe prezantimit të disa nga lojtarët.
“Ne kemi qenë të ngujuar mjaftueshëm gjatë, por jam i lumtur që po shoh ndeshje”, ka thënë Kim Sun-hong, një zjarrfikës 27-vjeçar dhe adhurues i klubit SK Wyverns, që shikonte ndeshjen me kolegun e tij nga shtëpia e tij në Incheon. “Po të mos ishte koronavirusi, unë do të isha në stadium me bashkëshorten dhe vajzën. Por, për tash, do të vëmë bast për fituesin dhe humbësi do të paguajë nga një birrë pas ndeshjes”.
Testime të shumta, gjurmime intensive të kontakteve dhe aplikacione gjurmimi kanë mundësuar Korenë e Jugut që të limitojë ndikimin e koronavirusit, në vend se të mbështetet në masa të gjëra të mbylljes siç ka ndodhur në vendet tjera.
Në Seoul, ndërsa LG Twins po luante kundër Doosan Bears, klubi transmetoi direkt nxitëset e tifozëve në YouTube. E me anë të një aplikacioni LG Uplus, tifozët mund të merrnin pjesë në ngjarjet online.
Kur Kim Hyun-soo realizoi shënimin e parë të stinorit, në YouTube dhe në rrjetet sociale vërshuan komentet, po shumë postuan edhe foto duke festuar nga shtëpia.
Lojtarët e Twins dërguan edhe dy herë tjera topin në tribuna dhe në secilën herë në vend se të shtrëngonin duart, festonin me grushte, të cilën ka këshilluar KBO për të minimizuar kontaktin fizik.
Klubi nga Incheoni, SK Wyverns dhe ai nga Suwoni, KT Wiz, po ashtu kanë transmetuar në kanalet në YouTube dhe kanë postuar foto të tifozëve duke festuar.
Në stadiumin Wyverns, kishte foto të tifozëve me maska, dhe një slogan “Tifozë, po ju presim”.
Jung Young-suk, që drejton ekipin e nxitëseve të tifozëve te klubi Wyverns, ka thënë se po përgatit këngë në gjuhën angleze dhe një përformancë të veçantë për t’u transmetuar drejtpërdrejt për tifozët ndërkombëtar.
“Shpresoj të mos zgjasë shumë kjo periudhë pa tifozët, por po shikojmë anën pozitive, mund të ketë tifozë të rinj të bejsbollit, nga jashtë, që shikojnë ndeshjet nga shtëpia si kurrë më parë fal teknologjisë”, ka thënë Lee In-song, zëdhënësi i Wyverns.