Sport

Dybala për të katërtën herë del pozitiv për koronavirus

Descriptive Text

Paulo Dybala ka dal pozitiv në testet për koronavirus për të katërtën herë brenda gjashtë javësh.

Sulmuesi i Juventusit ishte ndër lojtarët e parë nga Seria A që është infektuar me Covid-19, së bashku me bashklojtarët e tij, Daniele Rugani dhe Blaise Matuidi, transmeton KOHA.

Sulmuesi këtë e ka bërë të ditur ndërmjet rrjetit social Instagram, ku ka zbuluar se ai dhe e dashura e tij, Oriana Sabatini janë të prekur nga koronavirus.

Por sipas mediave spanjolle, Dybala ka pasur katër teste përgjatë gjashtë javëve të kaluara dhe që të gjitha kanë rezultuar pozitive.