Federata e Futbollit të Spanjës ka njoftuar se kush duhet t’i zë vendet në kupat evropiane në rast se sezoni i La Ligës nuk mund të përfundohet.
Ekziston frika e madhe se edicioni 2019/20 nuk do të kompletohet për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Marca” ka njoftuar se në rast se nuk do të përfundohet edicioni në La Liga, Federata Spanjolle ka propozuar që katër vendet në Ligën e Kampionëve do të shkojnë te klubet sipas renditjes aktuale – Barcelona, Real Madridi, Sevilla e Real Sociedadi. Pjesë e Sociedadit është Adnan Januzaj.
Kjo do të nënkuptonte se Atletico Madridi e Getafe do të vazhdojnë në Ligën e Evropës. Athletic Bilbao po ashtu do të kishte një vend në Ligën e Evropës, pasi ka arritur në finale të Kupës së Spanjës. Por, në rast se luhet finalja e Kupës së Spanjës dhe Bilbao pëson nga Sociedadi, atëherë vendi në Ligën e Evropës do të shkojë te Valencia, që zë vendin e shtatë në renditje.