Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kur Hamburgu ishte mbret i Evropës

Kanë kaluar dy vjet prejse skuadra e Hamburgut ra nga Bundesliga për herë të parë. Ishte një klithmë larg Athinës në vitin 1983 kur Felix Magath dhe të tjerët, thyen sundimin gjashtëvjeçar anglez për t’u kurorëzuar mbretër të Evropës.

Edhe pse kur nuk kishin rënë nga liga në vitin 1978 dhe një vit më herët kishte triumfuar në Kupën e Fituesve të Kupave, Hamburgu në vitin 1977 ishte ekip që po godiste për fundi peshës së tij kur arriti ylli i Borussia Moenchengladbachut, Guenther Netzer, shkruan DW.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ndërsa historia shkon, ish-mesfushori i Gjermanisë Perëndimore ishte pa punë, pasi kishte varur këpucët në gozhdë dhe thjesht shpresonte të ndihmojë klubin në publikimin e programit të ditës në Hamburg. Sidoqoftë, presidenti i atëhershëm i klubit, Paul Benthien, u impresionua aq shumë nga 34-vjeçari Netzer, i cili nuk kishte përvojë të mëparshme në menaxhim, sa që i kërkoi atij të ketë synime më të larta dhe e punësoi atë si menaxherin e përgjithshëm të Hamburgut.

Siç tregon Uli Hesse në librin e tij të vitit 2002 “Tor! Historia e futbollit gjerman”, Netzer e gjeti një ekip që kishte “luftë” në zhveshtore. Ai fillimisht vendosi për ta korrigjuar ekipin në atë verë, fillimisht duke e shkarkuar trajnerin Arkoz Ocan, të cilin e zëvendësoi me Branko Zebecin, transmeton Koha Ditore.

“Isha i bindur se problemi ishte prej trajnerit për të vazhduar pastaj me lojtarët. Ishte hera ime e parë në një post të tillë, por besoja në aftësitë e mia”, kujton Netzer 75-vjeçar, i cili në postin e menaxherit gjeneral te Hamburgu qëndroi prej vitit 1977 deri në vitin 1985.

Netzer gjithashtu shpejt arriti në përfundimin se tre nga lojtarët kishin shkaktuar më shumë telashe sesa që duhej dhe i largoi edhe ata. Në të njëjtën kohë, ai firmosi kontrata me tre lojtarë të kategorisë së dytë, që do të vazhdojnë të jenë pjesët kryesore të ringjalljes së Hamburgut, Jimmy Hartwig (Muenchen 1860), sulmuesi Horst Hrubesch (Rot-Weiss Essen), dhe Bernd Wehmeyer (Hannover).

Pas mbërritjes së tij, trajneri Zebec ndryshoi etikën e punës në klub. Kroati i cili kishte fituar titullin dhe kupën e Gjermanisë me Bayern Muenchenin në vitin 1969, kishte një reputacion të trajnerit me stërvitje jashtëzakonisht të vështira. Ylli i Anglisë, Kevin Keegan, i cili ishte në klub prej vitit 1977 deri në vitin 1980, përshëndeti faktin që Zebec kishte sjellë disiplinë shumë të nevojshme në një ekip që kishte qenë totalisht jashtë binarëve me ish-trajnerin Ocan. Ai tha se të gjithë lojtarët shumë shpejt u mësuan me metodat e ashpra të Zebecit.

“Ndieja se regjimi i stërvitjeve të Zebecit ishte shumë i ashpër. Unë kurrë në jetën time nuk jam stërvitur aq shumë. Isha aq i lodhur nga stërvitjet, saqë kur kthehesha në shtëpi, shkoja direkt në shtrat”, shkroi Keegan në librin “Biografia ime” të publikuar në vitin 1997.

Regjimi i ri i stërvitjeve të Zebecit funksionoi me Hamburgun, një ekip që në vitin 1978 kishte përfunduar në mesin e tabelës, duke e fituar një vit më vonë Bundesligën, titullin e parë në 19 vjet.

Artikullin e plotë mund ta lexoni në “E Diela me Koha Ditore”. Klikoni këtu për t’u regjistruar falas.