Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bashkëlojtari nuk i foli dy vjet Zidanes pas goditjes me kokë ndaj Materazzit

Willy Sagnol ka treguar se nuk ka folur me Zinedine Zidanen për afro dy vjet pasi bashkëlojtari i tij te Franca bëri goditjen e famshme me kokë në finale të Botërorit të vitit 2006.

Zidane herët në ndeshje shënoi penallti për të kaluar Francën në epërsi ndaj Italisë, por Marco Materazzi barazoi rezultatin për Azzurët.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Me rezultatin 1:1, ndeshja shkojë në vazhdime, ndërkohë ylli i Francës u përjashtua me të kuq për goditje me kokë në gjoks ndaj Materazzit. Zidane kishte reaguar në atë mënyrë ndaj fyerjeve të mbrojtësit italian. Zidane ishte përjashtuar në minutën e 110-të dhe Franca mbeti në situatë të vështirë.

Italia më pas fitoi 5:3 me penallti, ndërsa Zidane u përjashtua në ndeshjen e fundit të karrierës madhështore.

Sagnol ishte në mesin e atyre që realizuan për Francën nga pika e bardhë, por dështimi i hershëm i David Trezeguetit kushtoi shtrenjtë. Fabio Grosso shënoi penalltinë vendimtare për t’ia siguruar Italisë titullin.

Sagnol ka luajtur me Zidanen nga viti 2000 deri në vitin 2006, por ata pas finales nuk kanë folur për kohë të gjatë.

“Ju hyni në dhomën e zhveshjes, ju keni humbur dhe ju e keni atje një bashkëlojtarë që flet dhe kërkon falje. Por ju nuk e dëgjoni atë. Ju jeni shumë të dëshpëruar, jeni në botën tuaj”, ka thënë Sagnol për AS.

Mbrojtësi i krahut, Sagnol, ka luajtur gjatë për Bayernin. Ai e ka pasur të vështirë të pranojë kërkim-faljen e Zidanes dhe është tallur duke thënë se ka pirë 250 cigare brenda dhjetë minutave pas humbjes nga Italia.

“Nuk kam dashur të pranojë kërkim-faljen e tij, apo të flas me të. Nuk ishte momenti. Më është dashur të shkojë në banjë, të pi 250 cigare për dhjetë minuta. Kështu jam shmangur”, ka thënë Sagnol.

Shumë prej bashkëlojtarëve të tij kanë fituar Botërorin në vitin 1998, por Sagnol nuk ishte pjesë e atij grupi. Ai përfundoi karrierën pa fituar titullin kryesor në futboll.

“Me Zidanen nuk kemi folur për afër dy vjet. Në vitin 2008, pas Evropianit, unë u martova. Gruaja ime më tha të ftoja atë. Unë e ftova, por Zidane nuk mundi të vinte në mbrëmjen e festës. Por më gëzoi kur arriti të nesërmen në mëngjes”.

Image