Sulmuesi i Arsenalit, Pierre-Emerick Aubameyang duhet të sigurojë kontratë me një klub më ambicioz, thotë presidenti i Federatës së Futbollit të Gabonit.
30-vjeçari edicionin e kaluar ishte prej golashënuesve më të mirë të Premier Leagues me 22 gola, sa i realizuan edhe Sadio Mane e Mohamed Salah.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKontrata e tij përfundon në fund të edicionit 2020\2021.
“Aktualisht ai është te Arsenali dhe nuk ka fituar asgjë te kjo skuadër. Kështu që është një dështim kolektiv”, ka thënë Pierre Alain Mounguengui për ESPN.
“Nuk dua të them që Arsenali nuk është ambicioz, por Arsenali nuk ka ambicie aq të mëdha sa i kanë disa klube tjera evropiane”.
Aubameyang është lojtari kryesor i Gabonit. Ka shënuar 25 gola në 63 ndeshje.
Muajin e kaluar trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta ka thënë se ai dëshiron të mbajë Aubameyangun dhe se klubi duhet të diskutojë marrëveshjen e re pa përfunduar ky edicion.
Këtë edicion reprezentuesi i Gabonit ka shënuar 20 gola në të gjitha garat për Arsenalin. Barcelona dhe Interi po interesohen për të.
“Nëse Pierre mund të sigurojë kontratë me një klub më ambicioz, ai përfundimisht duhet të gjejë vendin e tij atje”, ka shtuar kryetari i Federatës së Gabonit. “Të gjithë njerëzit në Gabon e shohin Aubameyangun në nivelin më të lartë, që të përfundoj karrierën në një klub të madh”.
Aubameyang i është bashkuar Arsenalit në janar të vitit 2018 nga Borussia Dortmundi. Ka humbur disa finale, ndërsa ende nuk ka fituar trofe me klubin londinez.