Sport

Koronavirusi ndikon në rënien e vlerës financiare edhe te lojtarët e Kosovës

Koronavirusi ndikon në rënien e vlerës financiare edhe te lojtarët e Kosovës

Pak ditë më parë vlera e Milot Rashicës në treg ishte 35 milionë euro, referuar faqes së specializuar për transferime të lojtarëve “Transfermarkt”.

Por, të enjten yllit të klubit gjerman Werder Bremen, 23-vjeçarit nga Vushtrria i ka rënë vlera për shtatë milionë euro. Ai aktualisht vlerësohet 28 milionë euro. Për 2.5 milionë euro i ka rënë vlera edhe yllit tjetër të Kosovës, sulmuesit të Fenerbahçes, Vedat Muriqi.