Sport

Leicesteri interesohet për mbrojtësin e majtë grek

Leicester City është duke u interesuar për transferimin e mbrojtësit të majtë të Olympiacosit, Kostas Tsimikas, shkruan “Sportime”, transmeton Koha.net.

Olympiacosi kërkon 25 milionë euro për të liruar reprezentuesin e Greqisë. Shumë klube evropiane po interesohen për Tsimikasin.

Napoli, Interi, Lokomotiva e Moskës, Galatasaray dhe Fenerbahçe po ashtu janë duke u interesuar për 23-vjeçarin. Por, klubi i Premier Leagues, Leicesteri, po shpreson të fitojë garën.