Sport

Ronaldinho lirohet nga burgu në Paraguai

Ronaldinho lirohet nga burgu në Paraguai

Ylli i futbollit, Ronaldinho, është liruar nga burgu i sigurisë së lartë në Paraguai, është bërë e ditur të martën mbrëma.

Ronaldinho ka qëndruar në burg për rreth një muaj, prej kur u ndal në kufi me pasaportë të rreme. Ish-futbollisti brazilian dhe vëllai i tij, Roberto, janë transferuar në burg shtëpiak, pas një seance gjyqësore të mbajtur të martën në kryeqendrën e Paraguait.