Në kushte normale Bernard Challandes do të ishte duke analizuar paraqitjet e Kosovës në ndeshjet me Maqedoninë e Veriut dhe eventualisht me Gjeorgjinë apo Bjellorusinë.
Por për shkak të koronavirusit ndeshjet e plejofit për Euro 2020 janë shtyrë fillimisht për qershor e tashmë për afat të pacaktuar. Ato ndeshje është dashur të luhen në fund të marsit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPërzgjedhësit të Kosovës, Challandes, po i mungon futbolli, por zvicerani 68-vjeçar assesi nuk rri larg tij. Challandes ditët po i kalon në shtëpinë e tij në La Chaux-du-Milieu, në Zvicër.
“Natyrisht se më mungon futbolli. Por unë dhe familja ime jemi mirë. Më vjen keq vetëm që nuk mund të shoh nipërit e mi”, ka thënë Challandes për Aargauer Zeitung.
Selektori i Kosovës, që vlerësohet lartë për punën e tij me “dardanët”, ka treguar se del për shëtitje në mal dhe po ashtu punon në kopsht.
Por prioritet për të mbetet futbolli. Aktualisht po i studion goditjet standarde. Shtyrjen e ndeshjeve po e shfrytëzon për t’u përgatitur edhe më shumë.
“Tani kam kohë për të përgatitur ekipin edhe më mirë për plejof. Po merrem me situatat standarde”, ka treguar Challandes, raporton Koha.net. Idetë e tij ua përcjell futbollistëve, me të cilët mbanë kontakt nëpërmjet telefonit.
“Nuk është situatë e lehtë në Kosovë”, ka thënë Challandes duke folur për pandeminë, por edhe për zhvillimet politike në vend. “Do të ishte shumë më mirë sikur ekipi nacional i futbollit do të bënte njerëzit të lumtur duke u kualifikuar në Evropian”.
Kosova është dy fitore larg Evropianit. UEFA nuk ka njoftuar se kur do të luhen ndeshjet e plejofit. Por Challandes ka një ide.
“Supozoj se plejofin do ta luajmë në nëntor”, ka thënë ai.
Idetë e Challandesit e kanë afruar Kosovën me Evropianin. Falë lojtarëve që i drejton ai dhe punës që ai bënë, Kosova vazhdon të ëndërrojë.