Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në detyrë, Vlora Dumoshi ka nënshkruar të hënën memorandumet e bashkëpunimit me Komitetin Olimpik të Kosovës dhe me katër federatat e mëdha të sporteve kolektive.
Kjo bënë të mundur që KOK-u dhe FFK-ja, FBK-ja, FHK-ja dhe FVK-ja të marrin paratë që u takojnë nga shteti, në bazë të rregullores së kategorizimit. MKRS-ja ka premtuar se ditëve në vazhdim federatat do të kenë në xhirollogaritë e tyre mjetet që u takojnë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë fakt do të ndahen mjetet për tre muajt e parë të vitit 2020. Nga federatat sportive vazhdimisht ka ankesa për vonesë në ndarje të mjeteve nga MKRS-ja. Federatat që kanë pasur aktivitete në tre muajt e parë të vitit janë ende duke pritur për të bërë pagesat.
Pos FFK-së, federatat tjera sportive burimin kryesor të të hyrave e kanë nga buxheti i shtetit. Madje shumë federata buxhetin e shtetit e kanë burimin e vetëm.