Sport

Kaiserslauterni, ekipi që befasoi futbollin gjerman në edicionin 1997/98

Kaiserslauterni tani luan në divizionin e tretë të Gjermanisë. Por 22 vjet më parë, ky ekip u ngrit nga divizioni i dytë për ta fituar Bundesligën në tentimin e parë, duke “shtypur” edhe Bayern Muenchenin në këtë rrugë.

Nëse Otto Rehhagel shpresonte të kishte pak motivim nga marshimi i skuadrës së tij, Kaiserslautern pas edicionit të jashtëzakonshëm - 1996/97 – në të cilin fitoi titullin e Bundesligës 2 dhe u promovua në Bundesligë. Por, atij iu dha një goditje e hershme kur u publikua orari i ndeshjeve për edicionin 1997/98 në Bundesligë.

Ndeshjen e parë, Kaiserslauterni do ta luante me kampionin në fuqi, Bayern Muenchenin, dhe atë në udhëtim. Bavarezët ishin të frikshëm, pasi krahas titullit në edicionin 1996/97 e kishin fituar edhe Kupën e Gjermanisë dhe kupën e ligës, trofe që tani nuk ekziston.

Në krye të ekipit ishte trajneri i mirënjohur, Giovanni Trapattoni, kurse Bayerni në përbërje kishte lojtarët, si Lothar Matthhäus, Giovane Elber, Oliver Kahn, Bixente Lizarazu e Mario Basler. Shumicën prej tyre, Rehhagel i njihte shumë mirë, pasi katër ditë para finales së Kupës së UEFA-s të vitit 1996 ishte shkarkuar nga Bayerni përpara se të merrte drejtimin e Kaiserslauternit.

Hakmarrja e tij ishte e shpejtë, pasi një gol në minutën e 80të nga Michael Schjonberg i siguroi Kaiserslauternit fitoren në xhiron e parë. “Ishte një start përrallor, sepse askush përfshirë edhe mua nuk ka besuar se Kaiserslauterni do të bënte një befasi të dorës së parë. Thjesht, me atë fitore e befasuam edhe veten. Por ajo fitore ishte pikënisje për një edicion fantastik që në fund u kurorëzua me titull, që edhe është i fundit në për Kaiserslauternin”, kujton 81-vjeçari Rehhagel. Në fakt, krahas Bayernit në atë edicion Kaiserslauterni e theu edhe Borussia Dortmundin, duke pasur parasysh se këto ishin skuadrat që dominonin në futbollin gjerman. Përderisa Bayerni kishte yjet në ekip, te Kaiserslauterni të gjithë ishin të lidhur me njërin-tjetrin dhe Rehhagel i kishte mësuar të fitonin.

“Mund të tingëllojë budallallëk, por të gjitha lojërat që fituam në nivelin e dytë ndihmuan të ngjallim një frymë fituese“, shpjegoi më vonë mbrojtësi danez Schjonberg... (Artikullin e plotë mund ta lexoni në Koha Ditore. Regjistrohuni falas)