FIFA mund të ngritë limitin e moshës për turneun e futbollit të Lojërave Olimpike.
Lojërat Olimpike “Tokio 2020” janë shtyrë për një vit dhe FIFA mund të përgjigjet duke shtyrë limitin e moshës nga 23 në 24.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFederata Ndërkombëtare e Futbollit ka rekomanduar që të lëvizet limiti i moshës për t’ua bërë të mundur paraqitjen lojtarëve që e kishin këtë të drejtë këtë vit e nuk do ta kenë të drejtën vitin e ardhshëm. Lojërat Olimpike janë shtyrë për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Sipas BBC, në Lojërat e Tokios do të lejohen të luajnë futbollistët e lindur më 1 janar të vitit 1997 e më vonë. Kjo megjithatë duhet të aprovohet nga Byroja e FIFA-s. Byroja është një version më i vogël i Këshillit të FIFA-s, që e ka të drejtën e vendimeve të kësaj natyre.
Turneu i futbollit pritet të filloj para ceremonisë hapëse, që është më 23 korrik të vitit 2021.
Në Lojërat Olimpike, në futbollin e meshkujve, mosha është e limituar për shumicën e pjesëmarrësve. Secila përfaqësuese e ka të drejtën e paraqitjes së tre lojtarëve mbi limitin e lejuar të moshës.
Për futbolliste nuk ka limit të moshës.