Sport

Serie A pritet të rinisë në qershor

Presidenti i Federatës së Futbollit të Italisë, Gabriele Gravina, shpreson që kampionati italian të rinisë sërish.

I pari i Federatës së Futbollit të Italisë ka bërë të ditur se janë duke i shikuar të gjitha mundësitë për t’i përfunduar ndeshjet e mbetura në Serie A, transmeton KOHA.

“Prioriteti kryesor është përfundimi i sezonit. Ideja është që të fillojmë nga 20 maji ose në fillim të qershorit, për të përfunduar në korrik”, u shpreh Gravina.

Në Itali janë ndërprerë të gjitha aktivitetet sportive tash e disa javë, pas përhapjes së madhe të koronavirusit.