Sport

FFK njofton për vendimet e marra në video-konferencën e UEFA-s

FFK njofton për vendimet e marra në video-konferencën e UEFA-s

Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar për vendimet që janë marrë të mërkurën në video-konferencën mes UEFA-s dhe përfaqësuesve të 55 federatave anëtare të saj.

UEFA më herët gjatë të mërkurës njoftoi se janë shtyrë ndeshjet e përfaqësueseve të parapara të luhen në qershor, përfëshirë ajo Maqoni e Veriut me Kosovën, ndërsa po ashtu është pezulluar në afat të pacaktuar edhe Liga e Kampionëve e Liga e Evropës.