Boksierët britanikë pritet t’i nënshtrohen edhe testit për koronavirus, si pjesë e testeve mjekësore para çdo ndeshje, shkruan “The Sun”, transmeton Koha.net.
Kjo lëvizje, që do të merret për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, do të shtyjë boksierët, në mesin e tyre edhe kampionët e kategorisë së rëndë Anthony Joshua e Tyson Fury që të bëjnë kontrolle mjekësore shtesë para se të ngjiten në ring.
Ky vendim do të prekte rreth 1200 boksierë të licencuar dhe po ashtu mund të prek edhe trajnerët dhe stafin përkrahës që i qëndron boksierët në kënd.
“Testimi si pjesë e kontrolleve mjekësore që i bëjnë boksierët gjithmonë, është mundësi e madhe të kërkohet. Unë jam takuar me një zyrtar mjekësor këtë javë dhe nuk e përjashtojmë këtë mundësi. Ka kuptim absolutisht. Sigurisht në periudhën afatshkurtër, është një gjë që duhet të shikojmë shumë seriozisht. Palestrat e boksit nuk janë vendet më të pastra në vendin tonë”, ka thënë sekretari i Bordit Britanit për Kontroll të Boksit (BBBofC), Robert Smith.
Si në sportet tjera, edhe në boks, shumica e meçeve të boksit janë anuluar apo shtyrë për data të mëvonshme.