Arsenali, Evertoni e Wolverhamptoni janë në garë për transferimin e futbollistit kolumbian të Real Madridit, James Rodriguez, shkruan gazeta “Marca”, transmeton Koha.net.
Real Madridi planifikon të shesë Rodriguezin në verë. Evertoni mund të ketë përparësinë për transferimin e kolumbianit 28-vjeçar për shkak të marrëdhënies së mirë që krijoi trajneri Carlo Ancelotti me futbollistin, gjatë periudhës së tij në Madrid.