Sport

Juventusi favorit për transferimin e Marcelos

Juventusi po vlerësohet favorit për transferimin e mbrojtësit të majtë brazilian të Real Madridit, Marcelo, shkruan “Le 10 Sport”, transmeton Koha.net.

Marcelo 31-vjeçar po ashtu po kërkohet nga klube të ligës MLS të SHBA-së, mirëpo ai pritet të vazhdojë karrierën te Juventusi.

Marcelo ka humbur vendin te përbërja startuese e Realit pas ardhjes së Ferland Mendyt. Marcelo te Reali gjendet që nga janari i vitit 2007, kur u transferua nga Fluminense për 6.5 milionë euro. Kontrata e tij me klubin madrilen skadon në verën e vitit 2022.