Sport

Transferimet më të mira të edicionit 2019-20

Sajti i njohur “goal.com” ka përzgjedhur 15 transferimet më të mira të dy afateve të fundit kalimtare.

Për bazë në përzgjedhje janë marrë çmimi i futbollistëve, paraqitja në edicionin 2019\2020, ndikimi në paraqitjet e skuadrës dhe vlera aktuale e lojtarëve.

Futbolli në Evropë aktualisht është i pezulluar për shkak të pandemisë së koronavirusit. Por futbollistë që kanë ndërruar skuadra në verën e kaluar e ndonjë edhe në janar, kanë impresionuar me paraqitjet e tyre. Paraqitje të fuqishme prej tyre priten edhe pasi të vazhdojnë garat e futbollit, përcjell Koha.net.

15. Gabriel Martinelli – nga Ituano te Arsenali (6,76 milionë euro)

14. Aaron Wan-Bissaka – nga Crystal Palace te Man Utd (56,35 milionë euro)

13. Nabil Fekir - nga Lyoni te Real Betisi (20 milionë euro)

12. Julian Brandt – nga Leverkuseni te Dortmundi (25 milionë euro)

11. Harry Maguire – nga Leicesteri te Man Utd (90 milionë euro)

10. Rodri – nga Altetico te Man City (71 milionë euro)

9. Christopher Nkunku – nga PSG te RB Leipzigu (15 milionë euro)

8. Dejan Kulusevski – nga Atalanta te Parma (huazim)

7. Alexander Sorloth – nga Crystal Palace te Trabzonspori (huazim)

6. Thorgan Hazard – nga Gladbachu te Dortmundi (40 milionë euro)

5. Wissam Ben Yedder – nga Sevilla te Monaco (40 milionë euro)

4. Bruno Fernandes – nga Sportingu te Man Utd (76,6 milionë euro)

 

3. Mauro Icardi – nga Interi te PSG (huazim)

Ish-kapiteni i Interit, Icardi, ka shfrytëzuar rastin e tij te PSG, për t’u konfirmuar si një prej sulmuesve më të mirë në Evropë.

26-vjeçari ka kaluar si huazim te kampioni i Francës për edicionin 2019\2020. Marrëveshja për huazimin e tij u kompletua në prag të përfundimit të afatit të verës së vitit të kaluar.

Icardi është shquar përkrah yjeve tjerë të PSG-së si Kylian Mbappe, Neymar dhe Angel Di Maria. Ka ndihmuar skuadrën të arrijë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve dhe të udhëheq bindshëm në kampionatin francez. Argjentinasi ka 20 gola në 31 ndeshje.

Image

2. Romelu Lukaku – nga Man Utd te Interi (83,4 milionë euro)

Lukaku është bërë pjesë kyçe e planeve të Antonio Contes. Reprezentuesi i Belgjikës i është bashkuar Interit në një transferim që kushtoi 74 milionë funte. Ai u largua nga Manchester Unitedi verën e kaluar, pasi nuk po vlerësohej më te kjo skuadër. 17 golat e Lukakut i ndihmuan Interit të mbetet në garë për titull në Serie A.

Te Manchesteri, Lukaku ka luajtur kryesisht si sulmues i vetëm, ndërsa te Interi po luan përkrah Lautaro Martinezit. Dhe është treguar shumë efektiv.

Image

1. Erling Haaland - nga RB Salzburgu te Dortmundi (20 milionë euro)

Sensacioni norvegjez ka impresionuar në Bundesligë prej se i është bashkuar Dortmundit.

19-vjeçari u transferua nga RB Salzburgu në afatin e janarit për 20 milionë euro. Ai kishte shënuar 28 gola në 22 ndeshje për klubin austriak. Haaland refuzoj ofertën e Manchester Unitedit, pasi u josh nga oferta e Dortumdit.

Ndikimi i tij te Dortmundi ishte i menjëhershëm. Ai ka shënuar 12 gola në 11 ndeshje, ndërsa është bërë lojtari i parë i Bundesligës që ka realizuar tetë gola në katër paraqitjet e para në këtë kampionat.

Image