Sport

Referet e futbollit në vijën e parë të luftës kundër koronavirusit

Referet e futbollit në vijën e parë të luftës kundër koronavirusit

"Unë po bëj shumë pak ", thotë Iragartze Fernandez, gjyqtarja e futbollit në Spanjë, e cila u kthye në infermiere me orar të plotë, duke e ndërruar bilbilin me një maskë në fytyrë me shpresën për të ndihmuar Spanjën të luftojë koronavirusin.

26-vjeçarja, e cila referon ndeshjet në La Liga Iberdrola, që është kategoria superiore e futbollit të femrave në Spanjë, por edhe në Segunda B, që është liga e tretë në konkurrencën e meshkujve, ka pesë vjet që ushtron edhe profesionin e një infermiereje në Qendrën Shëndetësore Rekalde në Bilbao, transmeton KOHA.