Frenkie de Jong ka treguar se si ish-bashkëlojtari i tij te Ajaxi, Abdelhak Nouri ka përdoruar aftësitë e tij të limituara të komunikimit për të dhënë miratimin e tij për një kalim të De Jongut te Barcelona.
Të enjten është bërë e ditur se Nouri është zgjuar nga koma në të cilin ishte prej korrikut të vitit 2017.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoReprezentuesi i Holandës, De Jong, i është bashkuar gjigantit të La Ligas në qershor të vitit të kaluar. Ai u transferuar nga Ajaxi, ndërsa menjëherë u stabilizua në mesfushën e Barcelonës.
De Jong ka thënë se Nouri më herët e kishte bindur të kalonte te Ajaxi nga Willem II. Ata dy kanë luajtur së bashku për U-19 të Holandës. Ylli holandez mori aprovimin e bashkëlojtarit të dikurshëm edhe për kalim te Barcelona.
“Fillova të kisha dyshime. Më pas e vizitova Nourin dhe nëna e Nourit erdhi dhe e pyeti atë: Ku duhet të shkoj Frenkie? Ajo përmendi emrat e ekipeve dhe tha: A duhet të shkoj te Barcelona? Më pas Nouri sinjalizoi me vetullat e tij se pajtohet. Ishte një moment shumë i mirë për mua dhe për familjen”, ka treguar Frenkie de Jong.