Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Muriqi “ndan” drejtuesit e Fenerbahçes

Sulmuesi kosovar Vedat Muriqi ka ndarë në dy grupe drejtuesit e Fenerbahçes, ka shkruar të enjten gazeta e njohur turke Hurriyet.

Njëri grup i drejtuesve vlerëson se Muriqi duhet të shitet në verë për të siguruar fonde për të transferuar lojtarë të tjerë për edicionin e ardhshëm. Ndërkohë grupi tjetër ka rezerva të mëdha në këtë ide, duke vlerësuar se Muriqi ende nuk ka arritur vlerën maksimale të tij.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në fakt Muriqi ka shkëlqyer në pjesën e parë të edicionit në Superligën e Turqisë në futboll. Në pjesën e dytë ka shfaqur më pak.

Po ashtu vlerësohet se tregu i lojtarëve do të goditet fuqishëm nga koronavirusi dhe ky mund të jetë një faktor tjetër që mund të ndikojë në mbetjen e Muriqit te Fenerbahçe. Gjendjen e tij janë duke e përcjellë klube të ndryshme evropiane, sidomos nga Anglia.

ka 15 gola e gjashtë asistime në 28 ndeshjet e këtij edicioni.