Sport

Në vend se në fushën e stadiumit në Shkup, lojtarët e Kosovës janë të bllokuar në shtëpitë e tyre

Në vend se në fushën e stadiumit në Shkup, lojtarët e Kosovës janë të bllokuar në shtëpitë e tyre

Sonte prej orës 20:45 është dashur të zhvillohet ndeshja në mes të Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, që është shpresuar se do të afrojë “dardanët” me Evropianin e futbollit.

Por ndeshja e paraparë të zhvillohet në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup, është shtyrë për më vonë, njëjtë si Evropiani i futbollit, që do të zhvillohet në verën e vitit 2021.